Nuk ndodh shpesh përballë Interit

- Bota Sot

Nuk ndodh shpesh përballë Interit

Nuk ndodh shpesh përballë Interit, hera e tretë në histori për Milanin!

Milani ka fituar 3-0 në Kupën e Italisë përballë Interit dhe ka regjistruar një statistikë mjaft të veçantë në derbin ndaj kushërinjve.

Kjo ishte fitorja e tretë në këtë sezon ndaj Interit, me të cilin përveç Kupës, është ndeshur edhe dy herë në kampionat si dhe në Superkupën e Italisë. Dhe tre fitore në derbi në një sezon të vetëm ndodhin shumë rrallë.

Kjo në fakt, është hera e tretë në histori që Milani regjistron tre fitore ndaj zikaltërve. Këtë më parë e ka realizuar vetëm në sezonet 2004-2005 dhe 1971-1972.



Lexoni të gjitha në Bota Sot