Tërmeti në Stamboll - momenti kur një burrë bie mbi veturë

- Bota Sot

Tërmeti në Stamboll - momenti kur një burrë bie mbi veturë

Pamjet e kamerave kanë kapur momentin kur një burrë në lagjen Zeytinburnu të Stambollit kishte rënë nga ndërtesa mbi një veturë në rrugë.

Kjo kishte ndodhur gjatë tërmetit 6.2 ballë sipas shkallës Rihter, i cili goditi sot qytetin me mbi 15 milionë banorë, duke lënë të lënduar të paktën 236 persona në incidente të shkaktuara nga paniku.

Epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Silivri, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Zyra e guvernatorit shtoi se personat e lënduar po trajtohen në spitale dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Që nga ora 17:55, kanë ndodhur gjithsej 127 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ka qenë 5.9”, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, raporton AA.

Ministri i Mjedisit, Murat Kurum, tha se deri tani, gjithsej 378 raporte për dëme strukturore janë marrë në bazë të kërkesave në linjën e urgjencës, duke shtuar se nëntë shtëpi janë identifikuar se kanë nevojë për evakuim.

AFAD tha se aktualisht nuk ka raportime për viktima apo shkatërrime teksa paralajmëroi qytetarët të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet, të shmangin përdorimin e automjeteve dhe të përmbahen nga përdorimi i rrjeteve celulare përveç rasteve emergjente.



Lexoni të gjitha në Bota Sot