Çmend gjigantët e Anglisë

- Bota Sot

Çmend gjigantët e Anglisë

Adoleshenti i River Plejtit, Franko Mastantuono, është duke tërhequr interes nga klubet kryesore në mbarë Europën, duke përfshirë Mançester Junajtidin dhe Çelsin.

Mesfushori 17-vjeçar me tipare sulmuese, i konsideruar ndër talentet më premtues në Argjentinë, po ndiqet nga një mori klubesh të Premier Ligës. Barcelona është gjithashtu admiruese e Mastantuonos, ndërsa Atletiko Madridi ka udhëtuar drejt Buenos Aires tashmë për ta parë nga afër.

Mastantuono, i cili mbush 18 vjeç në gusht, ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh, më e larta në historinë e klubit argjentinas dhe kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026.

Presidenti i Riverit, Horge Brito, nuk është nën presion për të shitur, pasi regjistroi një fitim prej 46 milionë paundësh për klubin në bilancet financiare të sezonit të kaluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot