Vardari – Besa do të luhet në fushën e FFM-së, Brera – Voska të hënën!

- Bota Sot

Vardari – Besa do të luhet në fushën e FFM-së, Brera – Voska të hënën!

Kanë mbetur edhe pesë javë në sezonin aktual në ligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ndeshjet e javës së 29-të fillojnë në orën 16:00.

Vardari sërish do të jetë mikpriës në fushën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Shkup, këtë herë kundër Besës së Dobërdollit. 

Arsyeja për këtë është se Arena "Todor Proeski" do të jetë e ngarkuar të dielën, pasi aty do të zhvillohet kampionati kombëtar i atletikës.

Të dielën do të luhen edhe ndeshjet Pelisteri – Tikveshi, Shkendija – Shkupi, Sileksi – Struga TL dhe Gostivari – Rabotniçki.

Të hënën ndeshen Brera dhe Voska Sport. Ndeshja luhet në Strumicë në orën 16:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot