Sot takimi vendimtar!

- Bota Sot

Sot takimi vendimtar!

Javë e re, ide e vjetër. Edhe shumë e vjetër jo, por mbetet fakt që në “Casa Milan” kanë nisur audicionet për të gjetur drejtorin e ri sportiv i cili do t’i bashkohej klubit me efekt të menjëhershëm.

Sot duhet të jetë dita vendimtare pasi administratori kuqezi, Xhorxho Furlani do të takojë Igli Taren, ish-drejtor sportiv i Lacios, aktualisht pa një ekip dhe për këtë arsye i gatshëm të fillojë menjëherë pun.

Ndryshe nga konkurrentët e shqiptarit për të cilët Milani do të ishte i detyruar të priste deri në fund të sezonit, për të ndërprerë ndonjë kontratë siç janë rastet e Xhovani Sartorit dhe Toni d’Amikos, të lidhura respektivisht me Bolonjën e Atalantën.

Për ishsulmuesin e Kombëtares sonë, do të jetë takimi i dytë brenda dhjetë ditësh me administratorin kuqezi dhe me gjasë ai që do të përcaktojë të ardhmen e të gjithëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot