Mbrëmjen e së mërkurës një plagosje ka ndodhur në Prishtinë, në lagjen Emshir, konkretisht në rrugën “Rexhep Krasniqi”.
Viktima N. Krasniqi, rreth 25 vjeçar është plagosur nga i dyshuari Valton Sadiku, i cili gjendet në arrati.
Rreth këtij incidenti, është deklaruar Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Zëdhënësja Kaltrina Shala, tha se nuk mund të ofrojnë më shumë informata rreth rastit, pasi mund të dëmtohen hetimet lidhur me çështjen në fjalë.
“Prokuroria i shtetit në koordinim dhe në bashkëpunim të plotë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin në fjalë, ndërsa kryersi për të cilën dyshohet se ka kryer vepren penale gjendet në arrati”, tha ajo.