Sulmuesi brazilian Raphinha është bërë një lojtar kyç për Barcelonën këtë sezon dhe rikthimi i tij në nivel të lartë, pas problemeve fillestare nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez ka tërhequr shumë interes.
Edhe pse Raphinha ishte në prag të largimit këtë verë, ardhja e Hansi Flick solli një ndryshim dhe nën drejtimin e tij ai luajti në formën e tij më të mirë.
Ai është aktualisht një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës, të cilët janë në luftë për të fituar kurorën e trefishtë deri në fund të sezonit, duke përfshirë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka vendosur ta shesë Raphinhan, derisa ai është në kulmin e karrierës, ndaj klubi ka vendosur një çmim prej 80 milionë eurosh, duke besuar se braziliani do ta ketë të vështirë të përsërisë këtë lloj sezoni.
Edhe pse interesimi më i madh për Raphinhan vjen nga klubet angleze, oferta e parë çuditërisht erdhi nga klubi saudit Al Hilal.
Sipas informacioneve të gazetës Sport, Al Hilal është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro dhe t’i ofrojë Raphinhas një kontratë katërvjeçare me vlerë gati 200 milionë euro.
Kujtojmë se Raphinha ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2027, por nuk ka negociata për vazhdimin e bashkëpunimit.