Në një super ndeshje të zhvilluar dhe dramë deri në fund, Peja fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 84:79 ( 26:11, 20:21, 22:23, 16:24 ), duke barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1.
Te Peja u dallua Dardan Berisha me 23 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Jayveous Mckinnis me 15 pikë e nëntë kërcime.
Ndeshja e radhës zhvillohet në Prizren të dielën, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.