Capello kundër

- Bota Sot

Capello kundër

Në një editorial të publikuar në “Gazzetta dello Sport”, trajneri i njohur Fabio Capello ka ndarë mendimin e tij mbi lëvizjet që Milani duhet të bëjë këtë verë: “Duhet të shtohen dy ose tre lojtarë të nivelit të lartë, që të bëjnë vërtet diferencën.

Nuk ka nevojë për revolucion të plotë. Ka shumë diferencë mes Milanit të këtij sezoni dhe asaj që pamë në pjesën e dytë kundër Interit. Atje tregoi se mund të jetë një skuadër e vërtetë, me cilësi që deri tani nuk i kishte shfaqur aspak”.

Maignan, duhet të konfirmohet: “Duhet filluar me lojtarët që janë në ekip, të nxirret më e mira nga ata.

Personalisht e ndryshoj ekipin vetëm nëse gjej një lojtar shumë më të mirë se ata që kam tashmë.

Maignan është rikuperuar dhe më pëlqen, është e vështirë të gjesh dikë më të mirë, pa shpenzuar shumë para.

Nuk kam dyshime, do ta konfirmoja. Kam konstatuar një vendosmëri të madhe te Pavlovic, pastaj më vjen në mendje Tomori. Pse ishte jashtë planit anglezi? Më habit që deri tani nuk është marrë parasysh”.

Një mendim edhe për Theo Hernandez: “Për atë, çështja nuk është teknike.

Varet nga ajo që ka në kokë, nëse duhet të jetë i paaftë si këtë sezon apo… Në krahun e majtë të Milanit ka qenë një nga pikat e forta të skuadrës, këtë sezon e kam parë të humbur nga shpërfillja. Nëse Theo ka dëshirë, një lojtar me atë cilësi dhe shpejtësi ku mund ta gjesh…”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot