Thirrja e Inzaghit kthehet në skandal në Itali

- Bota Sot

Thirrja e Inzaghit kthehet në skandal në Itali

Polemika të forta pas ndeshjes gjysmëfinale të kthimit të Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, arbitri Daniele Doveri ka bërë një gabim të rëndë duke mos akorduar kohën shtesë në fundin e ndeshjes.

Sipas rregullores së FIFA-s, konkretisht pika 3 e rregullës 7 të lojës, çdo pjesë loje duhet të zgjatet për të rikuperuar kohën e humbur për: zëvendësime, dëmtime, humbje kohe të qëllimshme, ndëshkime, ndalesa mjekësore, kontroll VAR, apo çdo vonesë tjetër e konsiderueshme.

Pavarësisht kësaj, Doveri vendosi të mos japë asnjë minutë shtesë, duke pranuar kërkesën e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi.

Në fakt, pamjet televizive kanë treguar qartë një moment tensioni ku Inzaghi i thotë arbitrit të katërt Aureliano:

“Nuk dua shtesë, mos më tall!”, një reagim që – sipas burimeve arbitrale – duhej të kishte sjellë përjashtimin e tij nga ndeshja.

Ky veprim ka ndezur polemikat jo vetëm për vendimin vetë, por edhe për tolerimin e sjelljes së trajnerit zikaltër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot