Presidenti i Dinamo Cityt dhuron 250 mijë euro për lojtarët nëse fitojnë ligën dhe kupën!

- Bota Sot

Presidenti i Dinamo Cityt dhuron 250 mijë euro për lojtarët nëse fitojnë ligën dhe kupën!

Skuadra e Dinamo Cityt nga Tirana ëshë duke luftuar për dy trofe, atë të ligës dhe kupës së Shqipërisë.

Siç shkruajnë mediat në Shqipëri, presidenti, Adrian Bardhi ka ofruar një shumë të madhe parash (bonuse) për lojtarët dhe stafin e tij nëse fitojnë këto dy trofe.

Raportohet se bonusi i ofruar është plotë 250 mijë euro.

Kujtojmë se te Dinamo luan Baton Zabërgja dhe po kalon momente fantastike.

Përveç tij në këtë skuadër është edhe ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot