Çudia në Kosovë, shkak bëhen vijat e bardha të fushës

- Bota Sot

Çudia në Kosovë, shkak bëhen vijat e bardha të fushës

Trepça 89 dhe Vëllaznmi i Gjakovës po përballen në këto momente në sfidën e vlefshme për Kategorinë e Parë të Kosovës.

Ndeshja që po luhet në kuadër të javës së 24-t, solli dhe të papritura.

Në një moment kur dueli po zhvillohej normalisht, për shkak të shiut ndodhi edhe e papritura.

Vijat e bardha të fushës u zhdukën krejtësisht, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Menjëherë, stafi i Trepça 89 ka ndërhyrë duke i ribërë nga fillimi vijat.

Ky moment është cilësuar mjaft i çuditshëm në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje cilësinë e fushës së stadiumit “Riza Lushta”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot