Liria e Prizrenit ka bërë edhe një hap të madh drejt elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Prizreni e ka mposhtur me rezultat 1:0 Trepçën e Mitrovicës.
Autor i golit është Nikçi.
Pas javës së 24-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, Drenica kryeson me 46 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Liria 46, Trepça ’89 është në vend të tretë me 43 pikë, Vëllaznimi 41, Trepça 38 pikë etj.