Jo rrallë herë “Bota sot” ka shkruar për sukseset e një klubi nga Hasanbegu i Shkupit. Kësaj radhe ata në tekstet tona vijnë për shkak të pjesëmarrjes së tyre në turneun Interkontinental “Ravena cup 2025”. që u zhvillua në Ravena të Italisë.
Ekipi i Fortuna 09 ER7 nga Hasanbegu, ka bërë një paraqitje të mirë në këtë turne, te zhvilluar në Ravena të Italisë nga 18 deri me 22 prill. U11 e skuadrës nga Hasanbegu i Shkupit, zhvilloi 6 ndeshje dhe turneun e përfundoi me 4 fitore 1 barazim dhe 1 humbje.
Këta patën një gol averazh të shkëlqyeshëm 8:1 dhe me 13 pikë u renditën në mesin e 6 ekipeve në këtë turne.
Fitorja që bëri bujë për këtë skuadër ishte ajo ndaj skuadrës së Torinos me rezultatin 1:0, duke mos anashkaluar edhe rezultatet e tjera si fitoret ndaj:- Imolese Calcio 2:0, Villa Vale 3:0 dhe Portuali Calcio 2:0,
Barazuan pa gola me Internacional (Kanada) ndërsa humbën 1:0 nga Prato. Hit i vërtetë ishte kjo skuadër me angazhimin e fëmijëve të tyre, ndërsa portieri i tyre Aliti, si në kampionatin vendor për fëmijë dhe turne të ndryshëm edhe në këtë ia doli të bëjë gol nga porta në portë.