Trajneri portugez, Ruben Amorim ndoshta nuk po kalon kohën te Unitedi ashtu siç kishte pritur.
“Djajtë e Kuq”, po kalojnë në sezonin më të dobët të tyre në shekullin 21, ku të cilët janë në pozitën e 14-të në Premierligë.
Mirëpo Unitedi mund të zë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përmes triumfit në Ligën e Evropës të cilët janë në gjysmëfinale.
Amorim, po ashtu ka folur edhe për merkaton, ku padyshim Unitedi pritet të shlirojë dorën.
“Ka shumë lojtarë që duan të luajnë për Manchester United. Kjo është ajo që ndjej.
Është Manchester United. “Të gjithë duan të luajnë për Manchester Unitedin”, shprehet Amorim.