Në garë për të nënshkruar kontratë me portierin zviceran

- Bota Sot

Në garë për të nënshkruar kontratë me portierin zviceran

Çellsi dhe Njukasëll kanë shprehur interesim për yllin e Dortmundit, Gregor Kobel.

Portieri zviceran ka rënë në sy të disa prej klubeve më të mira evropiane me paraqitje mbresëlënëse në Bundesligë , dhe tani duket se ditët e tij në Gjermani janë të numëruara.

Sipas gazetarit Santi Aouna në “X”, agjenti i Kobel do të jetë në Londër javën e ardhshme për t’u takuar me disa klube me Njuaskëll dhe Çellsit, tashmë duke bërë pyetje.

Nuk ka dyshim se nëse ai do të largohej, do të ishte një goditje masive për Dortmundin, i cili ka pasur vështirësi në Bundesligë këtë sezon. 27-vjeçari ka humbur vetëm dy ndeshje në ligë gjatë gjithë sezonit, ka bërë 72 pritje dhe ka mbajtur pesë portën e paprekur.

Çellsi thuhet se është në treg për të zëvendësuar portierin numër 1 Robert Sançez, i cili ndan opinionin brenda bazës së tifozëve për shkak të disa paraqitjeve të çrregullta këtë sezon. Ndërkohë, Njukasëll, që shpreson të kualifikohet në Ligën e Kampionëve  po kërkon të krijojë një konkurrencë për Nik Pope.



Lexoni të gjitha në Bota Sot