Albulena Haxhiu reagon për rastin e Belgin Jasharit

- Bota Sot

Albulena Haxhiu reagon për rastin e Belgin Jasharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dënuar veprimet ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se veprime të tilla janë shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve.

“Dënoj ashpër aktin e dhunës ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, i cili u sulmua fizikisht gjatë një ndeshje në Fushë Kosovë.

Ky veprim i papranueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe rrezikon mirëqenien emocionale të të gjithë fëmijëve të pranishëm.

Dhuna, sidomos me motive racore, nuk ka vend në asnjë hapësirë që u dedikohet fëmijëve e aq më pak në një fushë sportive e cila duhet të jetë vend i lojës, zhvillimit dhe përfshirjes.

Republika e Kosovës, vendi ynë, është atdhe i të gjithë neve, pa asnjë dallim. Shtypja, racizmi dhe çfarëdo dhune tjetër nuk mund të tolerohet prandaj ky rast duhet të trajtohet me seriozitet të lartë duke ndëshkuar autorin dhe me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen”, ka shkruar ajo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot