Kukësi dhe Oriku po përballen në sfidën e vlefshme për Play Out-in e Kategorisë së Parë.
Skuadra verilindore po udhëheq takimin e sotëm në “Arenën e Demave” me rezultatin 1-0.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes dy ekipeve që po zhvillohet në kryeqytet. Golin e vetëm në këtë pjesë të parë për Kukësin e ka shënuar Danaj nga pika e bardhë e penalltisë.
Ekipi verilindor ka shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh minimal, që e mban në Kategorinë e Parë, me Orikun që me këto shifra mbetet në të Dytën..