Bota e futbollit ka mësuar ndarjen nga jeta të Jair Da Kosta.
Lajm i trishtë nga legjenda braziliane, që vdiq në moshën 84-vjeçare.
Braziliani i sulmit qëndroi te Milani për plot 10 vite duke u kthyer në legjendë.
Plot 4 herë e fitoi titullin me zikaltërit, që po kalonin periudhë të artë. Po ashtu ishte pjesë e Interit edhe në Champions, që u fituan radhazi asokohe.
Jair Da Kosta përfaqësoi me krenari Brazili duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi Botërorin e vitit 1962. Një legjendë, që vari kupucët në gozhdë rreth 50 vite më parë, është shuar.