Yamali thumbon kundërshtarin

- Bota Sot

Yamali thumbon kundërshtarin

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit. Katalanasit kanë mposhtur Realin e Madridit me shifrat 3-2 në kohën shtesë.

Lamine Yamali ka deklaruar pas përfundimit të finales se nuk ka rëndësi se sa gola mund të shënojë Reali, ata përsëri nuk mund ta mposhtin dot Barçën në këtë sezon.

“Nëse pësojmë një gol, nuk ka problem. Nëse pësojmë dy gola, nuk ka problem.

Sepse këtë vit ata nuk na mundin dot. E kemi vërtetuar këtë. Rroftë Barça”, ka deklaruar Lamine Yamali.



Lexoni të gjitha në Bota Sot