Shkëndija sot në Tetovë luan me Shkupin në duelin e xhiros së 28-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.
Para mediave për këtë duel foli mbrojtësi, Klisman Cake.
Dueli Shkëndija-Shkupi luhet të dielë në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00.
…Shkupi…
Klisman Cake: “Çdo pikë për momentin është e rëndësishme për ne. Patjetër se skuadra është e gatshme, pasi edhe pse jemi lodhur ditën e mërkurë në ndeshjen e Kupës, sërish kemi pushuar dhe jemi gati për nesër për një ndeshje ku na duhen pikët me patjetër.”
…përgatitja…
Klisman Cake: “Normal që po, kemi punuar gjatë gjithë vitit, duke filluar nga data 1 qershor për të arritur deri këtu për të pasur ndeshjet e fundit vendimtare në duart tona. Sigurisht se jemi të gatshëm si fizikisht, ashtu edhe mentalisht për pikët maksimale.”
…eliminimi nga Kupa…
Klisman Cake: “Padyshim se eliminimi nga Kupa ka ndikuar pak në atmosferën tonë, por Kupa është kompeticion në vete. Ne jemi munduar ta mbajmë atmosferën sa më lartë, duke ditur se që në fillim objektivi jonë kryesor ka qenë titulli kampion dhe deri tani jemi në rrugë të mirë.”
…derbi pa publik…
Klisman Cake: “Do të jetë një mungesë e madhe për ne. Dihet atmosfera që u bë në ndeshjen tonë të fundit ndërmjet veti nga ana e “Ballistëve” tanë dhe “Shfercerave” të Shkupit, diçka fantastike dhe atmosferë festive. Por këto janë rregullat, duhet t’i respektojmë. Jemi pa publik, por gjithsesi se hymë për fitore. Tifozeria sigurisht se do të na mungojë nesër.”
…Kush fiton nesër…
Klisman Cake: “Shkëndija!”