Skuadra e Manchester Utd nuk po kalon formë të mirë në Premier League, duke mbetur në pjesën e poshtme të tabelës.
Bournemouth si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Manchester Utd, në takimin e javës së 34-të.
Futbollisti Semenyo në minutën e 23-të ka shënuar për epërsinë e vendasve.
Bournemouth mbetet pa një lojtar në 22 minutat e fundit kur Evanilson u përjashtua me karton të kuq por kjo ishte një ndihmë e mirë për "Djajtë e kuq".
Në minutën e 90+6 Hojlund ka shënuar duke shmangur humbjen e Manchester Utd.
Bournemouth është në vend të 10-të me 50 pikë e Manchester Utd bie i 14-ti me 39 sosh.