Aktorja Blake Lively (37) ndau një mesazh emocionues në Instagram pasi ekipi i bashkëshortit të saj Ryan Reynolds (48), Wrexham mposhti skuadrën Charlton me rezultat 3:0.
Me këtë fitore, Wrexham, skuadër e futbollit nga Uellsi, shkroi historinë dhe fitoi mundësinë të luajë në divizionin e dytë anglez, e cila është vetëm një renditje poshtë Premier Ligës.
"Faleminderit për qytetin. Historia u bë dje jo vetëm me ju, por për shkakun tuaj. Pasioni i këtij ekipi është magjia. Faleminderit për një ditë të paharrueshme. Urime të gjithë ekipit, familjeve të tyre. Ju na tregoni të gjithëve se ëndrrat e pamundura mund të realizohen," shkroi Lively.
Kujtojmë, promovimi i Wrexham nënkupton kthimin e klubit në nivelin e dytë anglez për herë të parë që kur ata ranë nga divizioni në fund të sezonit 1981-82.
Asnjë klub në historinë e futbollit anglez nuk ka arritur tri ngjitje radhazi në pesë divizionet më të mira.