Ramadani para sfidës në Ferizaj: Shpresoj në trepikëshin

- Bota Sot

Ramadani para sfidës në Ferizaj: Shpresoj në trepikëshin

Sot (15.00) klubi i Dritës nga Gjilani takohet me FC Ferizajn si mysafir në kuadër të javës së 31-të të Kampionatit të Kosovës.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani në konferencë tha se na pret një ndeshje e vështirë dhe ndaj një skuadre fanatike dhe këmbëngulëse.

"Është një skuadër këmbëngulëse nga e cila vetëm ne kemi arritur ti marrim tre pikët e plota.

Por, për ne dihet objektivi jonë ne do shkojmë për tre pikëshin dhe kualiteti ose morali do të jetë te ne për të marrë kreun e tabelës për titullin kampion.

Nuk kanë mbetur edhe pak ndeshje, nuk lejohet asnjë gabim dhe shpresoj në një lojë luftarake nga të dyja skuadrat, me duele dhe ne fund shpresoj në tre pikëshin që shpresoj të jetë në anën tonë", tha Ramadanii.n.

Trajneri deklaroi se neve na intereson ta mbyllim garën sa më parë, sepse futbolli është interesant dhe gjërat po ndryshojnë për një xhiro.

"Edhe ndaj FC Ferizajit do ti qasemi në maksimum, sepse ata kanë ambicie të tjera tani dhe në pranverë. Ky është takimi jonë i katërt këtë edicion, por qasja dhe qëllimi duhet të jetë i njejtë-fitorja", theksoi Ramadani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot