Conte: Titulli është në duart tona

- Bota Sot

Conte: Titulli është në duart tona

Antonio Conte pranon se titulli i kampionit në sezonin e tij të parë në Napoli do të ishte i mrekullueshëm pasi tashmë kanë krijuar një epërsi prej tre pikësh ndaj Interit.

Ngazëllimi ishte i dukshëm brenda “Stadio Diego Armando Maradona”, pasi gjatë tetë ditëve të fundit Napoli ktheu gjithçka në favort të tyre pasi ishin tri pikë prapa skuadrës së Simone Inzaghit, ndërsa tani janë tri mbi ta.

A u ulën bashkë Conte dhe lojtarët e Napolit pasdite për të parë humbjen e Interit kundër Romës?

“Jo, të them të drejtën nuk e kam ndjekur fare”, tha trajneri për “DAZN” pas ndeshjes.

"Ne tashmë vuajmë për ndeshjet tona, pse duhet të vuajmë për të tjerët. Kam parë pjesën e dytë të Fiorentina-Empoli. Mund ta besoni nëse dëshironi, nëse jo, nuk më intereson. E fika telefonin, rezultatin e mora vesh më vonë. Secili vendos se si do të vuajë."

Ata e lanë mënjanë Toron këtë mbrëmje me një dygolësh nga Scott McTominay, i cili tani ka shënuar 11 gola në Serie A këtë sezon, katër në tre raundet e fundit.

Në të vërtetë gjithçka është në duart e Napolit tani, pasi ata janë në krye të tabelës për herë të parë që nga java e 25-të me vetëm katër raunde për të luajtur deri në fund të sezonit.

“Kanë mbetur katër hapa për të bërë. Ne e bëmë të parën, jemi përpara, tani e dimë mirë se jemi përballë skuadrave si Lecce dhe Parma që luftojnë për të qëndruar në Serie A, pastaj Genoa dhe Cagliari. Është gjithçka në duart tona. Ne fituam me vendosmëri të madhe, një ekip i vetëdijshëm për forcat e veta, dhe në mënyrë të pashmangshme turma na shtyu sot si lojtari i 12 -të apo edhe i 13 -të . Edhe arritja në stadium ishte e vështirë, pasi kishte kaq shumë tifozë të grumbulluar përreth. Ata ishin të emocionuar, shumë të vendosur, duke u përpjekur të kalonin gjithë vendosmërinë e tyre", ka thënë Conte



Lexoni të gjitha në Bota Sot