Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, e ka pranuar se është tifoz i Real Madridit.
Megjithatë, pavarësisht lidhjeve të tij me ‘Los Blancos’, ai është jashtëzakonisht krenar për suksesin e djalit të tij te Barcelona.
“Edhe sikur të isha tifoz i Real Madridit, nuk më intereson fare! Barça është ajo që më ushqen”, ka thënë babai i supertalentit të Barcelonës.
Nasraoui zbuloi edhe emocionet e tij që në momentin e lindjes së Lamine.
“Kur Lamine lindi, në sekondën e parë që e mbajta në duar, i thashë: Ti do të bëhesh lojtari më i mirë në botë’”, theksoi babai i Yamal-it.