Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, raportohet se ka pasur një klauzolë të vendosur në kontratën e tij që e ndaloi atë të nënshkruajë për katër klube.
38-vjeçari është momentalisht pjesë e Inter Miamit, atje ku ndanë dhomën e zhveshjes me ish-yjet e Barçës, Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
Uruguaiani gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Ajax, Atletico Madrid dhe Liverpool.
Por, periudha më e mirë e karrierës së tij erdhi tek Barcelona, atje ku si partner i Messit dhe Neymar formuan treshen që njihej si ‘MSN’.
Gjatë kohës së tij tek klubi blaugranas, Suarez ka realizuar 195 gola dhe ka bërë 113 asistime në 238 paraqitje.
Ai iu bashkua Atletico Madridit në vitin 2020 dhe fitoi një titull të La Ligas, por kishte katër klube për të cilat ai nuk ishte i lejuar të nënshkruante, sipas kontratës së tij tek Barcelona.
Siç ka raportuar The Mirror, sulmuesi ka pasur një klauzolë të Manchester United në kontratën e tij, e cila ia ndaloi atij të transferohej tek ‘Djajtë e Kuq’ edhe pas skadimit të kontratës së tij.
Tri klubet e tjera për të cilat Suarez nuk lejohej të nënshkruante ishin Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Manchester City.
Me që ra fjala, në një intervistë në vitin 2024 për Marca, Suarez kishte pranuar se ka qenë në bisedime me Real Madridin para se të transferohej tek Barcelona.