Vllaznia “peshkoi” Dinakon në gjysmëfinalen e “Final – Four”. Një sfidë e cila rikthen gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë mes tyre.
Pas hedhjes së shortit ka folur Tefik Osmani. Drejtori i shkodranëve ka theksuar se do të jetë një ndëshje ndryshe nga ajo e Kupës. Ndër të tjera foli edhe për të ardhmen e tij te kuqeblutë nëse nuk fitohet titullit këtë sezon.
“Për të dyja ekipet që do të përballeshim, ne kemi shumë respekt. Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe presim të bëjmë mirë. të fitojmë titullin është “qershia mbi tortë”. Ne e dimë se ai qytet që ka vite që pret titullin dhe e dimë se mezi e kemi pritur.
Jemi një nga skuadrat më të mira, pasi kemi në përbërje lojtarë të rinj siç janë Doda. Ndërsa kundërshtarët kanë futbollistë me shumë eksperiencë.
Unë jam pjesë e Vllaznisë dhe kur unë nuk e bëj punën mirë, marr çantën e iki. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit. Më vjen mirë që tani ka ardhur edhe Ardit Krymi, me të cilët jemi si vllai i madh dhe ai i vogli. Marrëdhënien me klubin e kam si prindi me fëmijën, kemi marrëdhënie të ngushtë.
Para 3 ditësh kur luanin në gjysmëfinalen e Kupës, ishte Dinamo që dominonte, më pas Vllaznia. Por këtë herë është ndeshje ndryshe.
Humbja do të rrezikonit shumë? Unë të them të drejtën se punën e drejtorit e kuptoj shumë mirë.
Duhet të formoj një ekip dhe të bëjmë mirë. Nuk ka një drejtor që thotë do të fitoj titullin dhe Kupën. Kam qenë mbrenda objektivave. Unë kam ardhur te Vllaznia kur ishte në vendin e 8-të dhe tanhi jemi në Final Fopur.
Këtu në Shqipëri nuk e përdorin mirënjohjen, sado mirë që të bësh. Unë jam nga aot që nëse nuk arrihet titulli kampion gjithçka do ta vendosë presidenti”, ka thenë Osmani.