Antonio Conte është drejt kompletimit të misionit për të rikthyer Napolin te titulli kampion.
Trajneri italian ka vendosur masa të rrepta disiplinore dhe organizative për të krijuar një ambient të izoluar dhe të përqendruar vetëm te futbolli.
Sipas asaj që raporton gazeta italiane Il Mattino, Conte ka “blinduar” ambientet e klubit:
Sallat stërvitore janë të ndara për lojtarët dhe stafin
Zonat e kuqe janë të ndaluara për personat që nuk janë pjesë e klubit
Stërvitjet janë kthyer në “territor të shenjtë”, ku askush jashtë stafit teknik nuk lejohet të ndërhyjë
Një nga pikat e forta të metodës së Contes është analiza me video: ai kalon orë të tëra me lojtarët duke studiuar çdo detaj për të shmangur gabimet dhe për të rritur efikasitetin taktik të ekipit.
Ndërkohë, presidenti Aurelio De Laurentiis është kaq optimist për suksesin, saqë ka nisur të mendojë për festën e mundshme të titullit të katërt në historinë e klubit. Këtë herë, festa me autobusin e hapur nëpër rrugët e Napolit nuk do të mungojë.