Inzaghi hedh në fushë të besuarit, Flick nuk lëshon terren

- Bota Sot

Inzaghi hedh në fushë të besuarit, Flick nuk lëshon terren

Për të ndjekur ëndrrën e mbetur pezull në Stamboll në 2023, Simone Inzaghi do të mbështetet te njerëzit e tij të besuar në sfidën e gjysmë finales së champions.

Në portë do të jetë Yann Sommer, ndërsa në mbrojtje, edhe për shkak të mungesës së detyruar të Pavard, do të rreshtohen Bisseck, Acerbi dhe Bastoni, ky i fundit i rikthyer nga pezullimi.

Në mesfushë nuk ka dilema: Çalhanoğlu, Barella dhe Mkhitaryan janë të sigurt për një fanellë titullari.

Në krahët ekzistojnë disa dyshime: në të djathtë, Dumfries, pas një paraqitjeje prej 30 minutash ndaj Romës, është kandidat për të nisur nga minuta e parë, megjithëse vështirë se do të përballojë 90 minuta të plota.

Në të majtë, Carlos Augusto rrezikon ta zëvendësojë Dimarcon, që ka shfaqur një rënie forme së fundmi.

Braziliani ofron më shumë mbulim në mbrojtje dhe më shumë shpërthim, një cilësi thelbësore për të përballuar shpejtësinë dhe driblimet e Lamine Yamalit. Megjithatë, Dimarco mbetet një nga besnikët e Inzaghit dhe cilësinë e tij në sulm zor se e ofron ndonjë tjetër në skuadër. Vendimi pritet të merret vetëm pak orë para ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot