Ndeshja e së mërkurës do të jetë vendimtare për sezonin e Interit.
Në Barcelonë do të luhet sfida e parë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve mes katalanasve dhe zikaltërve, në pritje të kthimit javën tjetër në “San Siro”, e cila do të vendosë finalistin.
Ky është gjithashtu një moment historik për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi.
Ndaj Barcelonës do të rrumbullakosë ndeshjen e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve si trajner.
Në këtë mënyrë, Inzaghi do të bëhet trajneri i shtatë italian që e arrin këtë “stacion” të rëndësishëm.
Megjithatë nuk mbaron këtu: me 26 fitore në 49 ndeshje, deri tani, ai është trajneri italian me më shumë fitore në 50 ndeshjet e para në Champions League. Pas tij, me 25 fitore në 50 ndeshje, qëndron vetë Marcello Lippi.