Trajneri i Barcelonës ka folur para ndeshjes gjysmëfinale në Champions.
Katalanasit do të përballen me Interin, nesër në orën 21:00.
Trajneri Flik deklaroi para ndeshjes:
“Ne jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e parë dhe kjo është pjesa e parë e objektivit tonë. Ndeshja me Interin do të jetë shumë e vështirë, kanë një nga mbrojtjet më të mira në Europë.
Ata kanë një mesfushë të shkëlqyer dhe dy sulmuesit janë shumë të mirë, por edhe tranzicioni që ata bëjnë është shumë i rrezikshëm. Pra mbrojnë mirë, por edhe sulmojnë. Duhet të jemi gati.
Ajo që mund të them është se të gjithë lojtarët janë të fokusuar dhe duan finalen. Fitorja kundër Realit është e rëndësishme për emocionet tona dhe mund të na ndihmojë të vazhdojmë të shtyjmë. Mendoj se mund të arrijmë në finale.
Liga e Kampionëve është një mundësi e madhe për Interin. Është diçka krejtësisht ndryshe, dhe ndeshjet e kaluara dhe humbjet e fundit nuk kanë rëndësi. Gjithashtu për disa nga lojtarët e tyre do të jetë shansi i fundit për ta fituar, pra do të japin 100%. Kjo është e qartë, dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë gjithashtu.
Ndeshja e Interit të dielën? Nuk e di. Nuk është puna ime, jam i fokusuar te ekipi im. Ne kemi mentalitetin për të fituar ndeshjen e parë dhe për të qenë në maksimumin tonë.
Sot u takuam dhe biseduam për atë që duhet të ndryshojmë. Ata do të kenë pesë lojtarë në mesfushë dhe ne do të duhet të mbrojmë hapësirat. Është shumë e rëndësishme për ne që të mbajmë topin dhe të reduktojmë gabimet, ata kanë automatizma, është shumë e rëndësishme. Duhet të jemi shumë të përqendruar”, u shpreh Flik.