Andrea Cambiaso ishte shumë pranë largimit nga Juventus që në merkaton e janarit, me trajnerin Pep Guardiola që e ka kërkuar me ngulm për Manchester City-n. Sipas asaj që raporton Calciomercato.com, tekniku katalanas është gati të rikthehet në ofensivë gjatë verës për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares italiane.
Oferta që mund të mbyllë marrëveshjen pritet të jetë në vlerën 40-45 milionë euro.
Nëse kalimi i Cambiasos në Premier League realizohet, ai do të përfaqësonte ndoshta të vetmen shitje të rëndësishme që Juventus do të kryejë gjatë sesionit të ardhshëm të merkatos.
Në rast se bardhezinjtë sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve, nuk do të jenë të detyruar të largojnë lojtarët të tjerë të rëndësishëm..
Lojtari i lindur në vitin 2000 është shumë i vlerësuar në Angli. Përveç Manchester Cityt, edhe Liverpooli ka shfaqur interes për të, në kërkim të një zëvendësuesi për Trent Alexander-Arnold, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, me destinacion të mundshëm Real Madridin.
Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka nisur tashmë kërkimin për një zëvendësues të mundshëm. Sipas Calciomercato.com, emri i parë në listë është Bjorn Meijer De Cuyper nga Club Brugge, mbrojtësi i Kombëtares belge.