Brdariç lë të lirë futbollistët

- Bota Sot

Brdariç lë të lirë futbollistët

Sezoni i gjatë dhe i lodhshëm i Superiores tashmë ka ulur siparin e tij.

Me ekipet që do të luajnë vetëm ndeshjet e “Final 4” dhe “play out” për të mos rënë nga kategoria.

Kështu te Vllaznia, duke qenë se ndeshjet kanë qenë të shumta për shkodranët mes kampionatit dhe Kupës, është vendosur që skuadra të pushojë për dy ditë.

Trajneri Brdariç pavarësisht se përpara ka ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ka vendosur të pushojë skuadrën e tij. Shkodranët në këtë fillim jave do të relaksohen, për t’u përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht për duelet e “Final 4”.

Në këtë mënyrë, 9 herë kampionët e vendit do të rikthehen në fushën stërvitore ditën e mërkurë, ku do nisin edhe përgatitjet për gjysmëfinalen e “Final 4”. Një fakt, pozitiv te kuqeblutë është edhe gjendja e futbollistëve.

Asnjë nga titullarët e skuadrës nuk do të jetë i pezulluar apo i dëmtuar para dueleve të “Final 4”, duke shtuar kështu opsionet për Brdariç dhe mundësitë e zgjedhjes për gjermanin, me skuadrën kuqeblu që tashmë duhet të bëjë një sforco të fundit për të arritur te titulli kampion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot