Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut e regjistroi ndeshjen e ndërprerë të javës së 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë midis Gostivarit dhe Rabotniçkit me rezultat zyrtar 0:3 për mysafirët.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 85-të kur rezultati ishte 1:2 në favor të Rabotniçkit, pasi skuadra e Gostivarit vendosi të largohej nga fusha në shenjë pakënaqësie me gjyqtarët.
Një goditje e rëndë për skuadrën shqiptare, që rrezikon t’i merren edhe 9 pikë.
Gostivari mbetet jashtë garave evropiane.