Lëvizja Vetëvendosje dega në Prizren ka pretenduar se kryetari Shaqir Totaj ka ofenduar një qytetar në rrjete sociale.
Sipas VV-së në Prizren ky ofendim erdhi pasi qytetari i kërkoi llogari për punën e tij, shkruan Insajderi.
“Skandaloze Kur një qytetar nga Hasi i kërkon llogari, Shaqir Totaj i thotë “Shko në RS”. Prizreni nuk ka nevojë për një kryetar të tillë. E turpshme. E pafalshme!”, thuhet aty.