Vendim ekstrem, klubi i njohur gjerman del kundër

- Bota Sot

Vendim ekstrem, klubi i njohur gjerman del kundër

Borusia Mynçengladbah ka vendosur të largohet nga rrjeti social “X”.

Shkak për këtë janë bërë përmbajtjet si dhe influenca e pronarit, Elon Musk.

Klubi gjerman mori vendimin ekstrem, pasi tregon se rrjeti social “X” bën viral përmbajtje të urrejtjes, dhunës dhe ato të rreme.

“Influenca e dukshme që pronari i platformës ka në algoritëm, shkon kundër idesë së një rrjeti social dhe ka impakt negative në përmbajtjen dhe komunikimin tonë.

Një platformë që shtyn përmbajtjet e rreme te përdoruesit, duke përfshirë urrejtjen, dhunën dhe teoritë konspirative shkon kundër vlerave dhe idesë sonë”, shkruan ndër të tjera klubi gjerman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot