Alonso me plan të qartë

- Bota Sot

Alonso me plan të qartë

Ançeloti po has problem për hedhjen e firmës te Brazili. Pavarësisht kësaj, largimi nga Reali duket çështje ditësh. Dhe madrilenët e kanë piketuar një emër, për të filluar punë pas Botërorit të klubeve.

Bëhet fjalë për Çabi Alonson.

Trajneri spanjoll, pjesë e Bajer Leverkusen, është alternativë kryesore.

Në Spanjë kanë zbuluar dëshirat e Alonsos për merkaton e verës.

Bëhet fjalë për dy dëshira kryesore, që janë Zubimendi dhe Virtc. Të dy lojtarët janë monitoruar nga Reali dhe më parë. Zubimendi e ka 60 milionë euro klauzolën e prishjes së kontratës te Real Sociedad.

Virtc është opsioni më i vështirë i mundshëm. Për lojtarin e Leverkusenit janë disa klube në garë dhe blerja e tij nuk do të vinte pa të paktën 100 milionë euro.

Një tjetër dëshirën e Alonsos është Tah, i cili mbetet i lirë në fund të sezonit. Trajneri spanjoll i njeh mirë aftësitë e mbrojtësit të Leverkusenit. Dhe pse Barcelona është përfolur si destinacioni i ri, gjërat mund të ndryshojnë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot