Carlos Augusto: Të harrojmë humbjet ndaj Milan dhe Roma

- Bota Sot

Carlos Augusto: Të harrojmë humbjet ndaj Milan dhe Roma

Brenda pak ditësh, Inter pa të kapitullojë në Kupën e Italisë, ku u eliminua nga Milan dhe të lëshojë kreun e renditjes në Serie A, pasi u mund nga Roma. Mbrojtësi zikaltër Carlos Augusto kërkon që skuadra të reagojë sot ndaj Barcelonës në Champions League.

“Së fundi na ka munguar qartësia për të shfrytëzuar mundësitë, ndërsa rivalët tanë i shfrytëzuan të tyret.

Nuk dua të kërkoj justifikime, humbjet ndaj Milan dhe Roma të dhembin, por sot kemi një ndeshje tjetër për të luajtur.

Duhet t’i shohim gabimet që bëmë dhe të jemi të përqendruar”, tha Carlos Augusto.

Për ndeshjen kundër Barcelonës, ai shtoi: “Të gjithë duan të luajnë në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Lodhja mendore mund të të rëndojë, por nuk mund të ketë frikë, kemi lojtarë me përvojë që kanë fituar shumë”.

“Duhet të shohim gabimet e bëra në këto ndeshje, por grupi është gjithmonë vigjilent. Sot do të kemi një ndeshje të rëndësishme për të luajtur dhe do të duhet të bëjmë më të mirën tonë“, tha braziliani Carlos Augusto.



Lexoni të gjitha në Bota Sot