Demetrio Albertini ka analizuar situatën e disa prej individëve kyç të Milanit.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai është ndalur veçanërisht te Rafael Leao:
“Flasim gjithmonë për të njëjtat cilësi dhe të njëjtat mangësi. Është një lojtar i mrekullueshëm, me potencial të jashtëzakonshëm, por para çdo ndeshjeje nuk e di kurrë çfarë Leao do të shoh në fushë”.
A do ta rinovonte kontratën e Maignan: “Për mua është një portier i madh, por vlerësimi iu takon drejtuesve. Pastaj marrëveshja duhet gjetur nga të dyja palët”.
Po ajo e Theo Hernandez: “Edhe ai është një lojtar i madh. Në ndeshjet e fundit po rikthehet në nivele shumë të mira. Edhe në këtë rast vendimi për rinovim iu takon drejtuesve dhe vullnetit të palëve për të arritur një marrëveshje”.
Ish-mesfushori i Milanit e ka kritikuar sezonin e kuqezinjve: “Një fitore eventuale e Kupës së Italisë do t’i bënte të lumtur tifozët, lojtarët dhe drejtuesit, por nëse je në këtë klub, nuk mund të jesh i kënaqur.
Triumfi ndaj Bologna në finale do të ishte diçka e mrekullueshme, por një klub i tillë nuk mund të luajë ‘vetëm’ për Kupën e Italisë. Nëse vesh këtë fanellë, duhet të synosh titullin dhe të marrësh pjesë gjithmonë në Ligën e Kampionëve, të mos kualifikohesh në Ligën e Europës falë kupës kombëtare”.
A do ta konfirmonte Coinceicao në rast të fitores së Kupës së Italisë: “Është e vështirë të japësh një vlerësim për punën e një trajneri si drejtues klubi, imagjinoni për ata që e shohin nga jashtë. Kjo edhe sepse vlerësimet shpesh shkojnë përtej rezultateve, janë të lidhura me projektin. Albertini si tifoz shpreson të ngrejë Kupën e Italisë, pjesën tjetër le ta vendosë ai që duhet ta vendosë”.