Lojtari shqiptar analizon sfidën me Barcelonën

- Bota Sot

Lojtari shqiptar analizon sfidën me Barcelonën

Marash Kumbulla është i bindur se Interi do të ketë shanset e veta për të rrezikuar Barcelonën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, ndonëse do të vuajë shumë lojën e katalanasve.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, duke analizuar sfidën për “TMW”, është ndalur te pikat e forta të katalanasve të cilët i ka parë si kundërshtarë këtë vit në La Liga me fanellën e Espanjolit.

“Para tre ndeshjeve të fundit të Interit, do të kisha thënë se mundeshin të kalonin shumë rehat. Tani mbërrin në këtë ndeshje delikate dhe kërkohet një reagim.

Barcelona është shumë e fortë, sipas meje Interi do të vuajë lojën e saj, pasi ata gjithsesi të dominojnë, por do të ketë shanset e veta për të shënuar.

Mënyra se si Barcelona mbrohet është shumë kurajoze, është e bukur për t’u parë, por nëse je i aftë në kohën e aksioneve, mund të gjesh hapësira.

Forca në sulm e Barçës?

Po, anësorët, mesfushorët, sulmuesit, përtej cilësive teknike të padiskutueshme, janë mbresëlënës kur humbin topin dhe kanë një agresivitet shumë të fortë. Interi është një skuadër shumë e aftë në mbajtjen e topit, nëse arrin të kalojë linjën e parë të agresivitetit, do të gjejë hapësira të mëdha për të sulmuar.

Më e thjeshtë me Ferran Torres se me Levandovskin? Varet.

Padyshim është një futbollist i ndryshëm nga Levandovski. Polaku të jep pika referimi. Ferran është i shpejtë, sulmon thellësinë.

Mund të jetë edhe më e vështirë për një futbollist të madh si Açerbi, i cili kundër qendërsulmuesve klasik zakonisht nuk ka vështirësi. Ndoshta nuk do ta bëjë as sonte, por Ferran ka karakteristika bezdisëse”, shpjegoi Kumbulla në intervistën e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot