Ish-futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitiç, ka goditur rëndë talentin Lamine Yamal.
17-vjeçari po kalon një sezon fantastik, duke u shndërruar në një shtyll kryesore për skuadrën katalanase.
Por Rakitic i cili aktualisht është pjesë e Hajduk Splitit, ka thënë se Yamal nuk do të ishte startues te Barcelona, në kohën kur aty ishin Messi, Neymar e Suarez.
Lamine është i pabesueshëm, por sulmi ynë i Barcelonës ishte më i forti në histori me Messin, Neymar dhe Suarez, ai nuk do të sihte startues në kohën tonë.
Por Lamine është i shkëlqyer dhe mund të luajë kudo në sulm. Më pëlqen vetëbesimi i tij dhe fakti që mund ta shihni se i pëlqen të luajë.”, ka deklaruar Rakitiç.