Krasniqi deklarohet pas takimit me Kurtin

- Gazeta e Prizrenit

Krasniqi deklarohet pas takimit me Kurtin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me ftesë të këtij të fundit.
“Ju njoftoj se e kam përfunduar takimin me kryetarin e VV-së, deputetin Albin Kurti, kemi shkëmby idetë dhe diskutimet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i thash qëndrimin tim dhe atë të PDK-së që ju i dini“, tha Krasniqi.

“Kurtit i thashë se është mirë të propozojë tjetër kandidat. Ne jemi të interesuar ta zhbllokojmë këtë situatë. Ne nuk japim propozime. I takon atij (Kurtit) me dhënë propozime. Nuk besoj që ka ndryshuar si situatë (as pas takimit). PDK-ja asnjëherë nuk i heziton dialogut. Ne paraqesim qëndrimet tona”, ka thënë kryetari i PDK-së, i cili shtoi se pozita e nënkryetarëve nuk është as afërsisht e krahasueshme me kryeparlamentarin.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit