Mkhitarian: Goli i anuluar? Do ta mendoj gjithë jetën time

- Bota Sot

Mkhitarian: Goli i anuluar? Do ta mendoj gjithë jetën time

Henrikh Mkhitarian mund të ishte heroi i Interit në Barcelonë, nëse goli i tij nuk do të ishte anuluar për pozicion jashtë lojë. Pas përfundimit të sfidës ai foli për “Inter TV” teksa deklaroi që: 

“Më dhemb, të shohësh një gol të anulohet për pak centimetra, ka shumë zemërim dhe gjithashtu trishtim. Por jam krenar për shokët e mi të ekipit, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer.

Sigurisht, mund t’i kishim menaxhuar më mirë situata të caktuara, morëm epërsinë dy herë dhe ata na barazuan menjëherë.

Ky është futbolli, por do të përpiqemi të mos i përsërisim të njëjtat gabime në “San Siro”. 

Sytë tani janë në ndeshjen e kthimit…

“Mbështetja e tifozëve tanë do të jetë thelbësore të martën. Si gjithmonë, ata do të duhet të na japin një shtysë, ata janë lojtari ynë i dymbëdhjetë. Do të duhet të qëndrojmë të bashkuar, të luajmë si ekip dhe të ofrojmë një performancë të denjë për të arritur në finale”.

Megjithatë, së pari, le të përqendrohemi te kampionati…

“Tani po përqendrohemi te ndeshja kundër Veronës. Pas kësaj do të mendojmë përsëri për Barcelonën, do të jetë një tjetër sfidë e madhe dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar në shtëpi”.

Ndërsa për “Amazon Prime Video”, mesfushori armen u shpreh se do të mendoj gjithë jetën për atë gol të anuluar.

“Sa do të mendoj për golin e anuluar? Ndoshta për gjithë jetën time sepse mund të kishim pasur një avantazh në atë moment të ndeshjes. Isha në pozicion jashtë loje me 3 centimetra.

Më vjen keq, por e mbaj kokën lart. Le të shpresojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e kthimit dhe të sjellim një rezultat pozitiv në shtëpi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot