Ousmane Dembele pësoi një lëndim ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi francez u largua nga fusha me çal në pjesën e dytë të fitores 1-0 në stadiumin Emirates me atë që dukej të ishte një dëmtim në kofshë.
Mirëpo te PSG, janë optimist se Ousmane Dembele nuk pësoi një dëmtim serioz gjatë fitores së tyre të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Ndeshja e dytë zhvillohet vetëm tetë ditë pas të parës në Parc des Princes.
Sipas gazetës franceze “L’Équipe” , Dembélé nuk do t’i nënshtrohet asnjë testi mjekësor të mërkurën, aq i madh është besimi i PSG-së në gjendjen e tij fizike.
Klubi ka vendosur të monitorojë golashënuesin e ndeshjes së parë dhe të shohë nëse ai ndjen ndonjë dhimbje në ditët në vijim.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Arsenalit dhe PSG-së, zhvillohet të mërkurën e ardhshme në “Parc des Princes”.