Tirana i çon mesazh sulmuesit të ekipit pas operimit

- Bota Sot

Tirana i çon mesazh sulmuesit të ekipit pas operimit

Pak më parë, klubi i Tiranës ka bërë një reagim për një prej lojtarëve të ekipit bardheblu.

Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës, Fatmir Prengaj, i cili ka përfunduar operacionin me sukses.

“Shërim të shpejtë”, shkruan klubi bardheblu përmes një postimi në InstaStory.

Aty shihet Fatmir Prengaj në shtrat me këmbën e majtë të operuar, por i buzëqeshur dhe në një gjendje të mirë.

Kujtojmë se 24-vjeçari nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit me Tiranën përballë Teutës dhe Dinamos. Këtë sezon, Prengaj ka kryer 28 paraqitje në Superiore me bardheblutë, ku ka shënuar 2 gola dhe po kaq asiste..



Lexoni të gjitha në Bota Sot