Ylli i Man. Sitit, Erling Haaland, u impresionua nga performanca e Lamine Yamal kundër Interit dhe komentoi në rrjetet sociale duke lavdëruar spanjollin: “Ky djalë është i pabesueshëm.”
Jamal ndihmoi Barcelonën të shmangte humbjen kundër Interit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Talenti spanjoll shënoi një gol në pjesën e parë dhe frymëzoi të gjitha sulmet e Barcelonës në një barazim emocionues 3-3 në stadiumin olimpik në Montjuic. 17-vjeçari madje goditi dy herë shtyllën, dhe performanca e tij mbresëlënëse shkaktoi reagimin e yllit të Man. Sitit, Haaland, në rrjetet sociale.
“Ky djalë është i pabesueshëm”, ka shkruar Haaland në profilin e tij në Snapchat, fotografi e cila është postuar nga ESPN.
Ndryshe, 17-vjeçari, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 24 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Barcelonën. Në anën tjetër, Interi dhe Barcelona do të takohen për gjysmëfinalen e kthimit në San Siro javën e ardhshme, më 6 maj..