Bayern - Barcelona, nis gara për mbrojtësin gjerman!

- Bota Sot

Bayern - Barcelona, nis gara për mbrojtësin gjerman!

Jonathan Tah ka tërhequr interes nga Barcelona dhe Bayern.

Klubi katalanas ka muaj të tërë që e ndjek mbrojtësin gjerman të Bayer Leverkusen, kontrata e të cilit skadon këtë verë.

Bayern e tentoi verën e kaluar, por “Aspirinat” kërkuan 25 mln euro dhe bavarezët refuzuan. Sivjet Bayern po e tenton sërish.

Mundësia e nënshkrimit të Tah me parametra zero është një mundësi efikase në treg, sepse agjenti i tij nuk kërkon komision më shumë se 10 mln euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot