“Gol i rregullt. Nipi i Negreira është në VAR…”. Tomas Roncero, gazetar i AS, nuk i kursen fjalët kur publikon golin e 4-3 të Mkhitaryan, i cili u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje dje në ndeshjen Barcelona-Inter.
Rivaliteti i ndërthurur mes Real Madridit, jashtë Champions League, dhe Barçës, me të parën që i frikësohet fitores përfundimtare të katalanasve, zbarkon në rrjetet sociale ku gazetari spanjoll ngre akuza.
Rivijnë edhe njëherë në skenë akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik. Akuza ra një vit më parë, megjithëse në një rezolutë të datës 2023,
Gjykata e Barcelonës kishte konstatuar pagesa për Negreira dhe djalin e tij nga Barça për shuma që ishin rritur nga 70,000 në 700,000 euro në vit).