Me fjalët të mëdha për Barcelonën dhe Interin

- Bota Sot

Me fjalët të mëdha për Barcelonën dhe Interin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Wolverhampton në Premier League, komentoi me superlativa përballjen e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Interit në Montjuic, që përfundoi me rezultatin spektakolar 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

“Kur luan futbollin që luan Barcelona, stadiumet nuk do të jenë kurrë bosh.

Por merita i takon edhe Interit. Inzaghi është një trajner i jashtëzakonshëm dhe ka një skuadër po aq të fortë. Falë këtyre ndeshjeve, stadiumet do të jenë gjithmonë plot dhe futbolli ynë do të vazhdojë të rritet,” u shpreh Guardiola.

Tekniku katalanas foli edhe për gjendjen e dy lojtarëve të rëndësishëm të Cityt, Erling Haaland dhe Rodri.

“Jemi shumë të lumtur që Haaland është rikthyer dhe që Rodri ka nisur të stërvitet.

Sa i përket rikthimit të tij në fushë, do të veprojmë vetëm kur mjekët të japin dritën jeshile. Ishte një dëmtim i vështirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ketë ndonjë rikthim mbrapa,” shtoi Guardiola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot